Disa minuta pasi u pyet nga arbresh.info, Osmani vendosi të flas në konferencë për media

14:02 | 4 Prill 2022
S D

Presidentja Osmani do të mbaj sot konferencë për media në orën 15:00, transmeton arbresh.info.

“Sot e hënë në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kujtojmë  se vetëm gjysmë orë më parë Vjosa Osmani në Instagram vendosi një pyetësor ku të gjithë mund t’i bënin pyetje.

Gazetarja e portalit arbresh.info i ka drejtuar një pyetje Presidencës në lidhje me një konferencë për media të mundshme.

Pas zhvillimeve në vend kur do të mbani një konferencë për media?

E pak minuta më pas është paralajmëruar konferenca e saj që do të mbahet në ora 15:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme