Google ADS

Disa lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë të pijshëm

23:10 | 22 Gusht 2023
E.H

Punimet teknike në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 038, do të lënë pa furnizim me ujë disa zona të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar KRU Prishtina, e cila theksoi se furnizim me ujë, nuk do të ketë nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Ju njoftojmë se nesër 23 gusht, do të realizohen punime teknike te lagjja 038, me ç’rast do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 11:00-16:00 këto zona: Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Sëiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald”, thuhet në njoftim.

“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme