Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes ,, Mati ,, , zonës qendër, Komunës së Graçanicës me rrethinë, Hajvalisë dhe Çagllavicës, se ditën e nesërme, 14 prill 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, gjithsej 5 orë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike në lagjen ,,Matiqan,, që do të realizohen nga ekipet teknike të ujësjellësit të Prishtinës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
KRU “Prishtina”, ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura./arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...