Dimri edhe këtë vit do ti zë pa ngrohje disa nga lagjet e Prishtinës që nuk janë të kyqura në rrjetin e ndërmarrjes publike “Termokos”.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zyrtarja për media e kësaj kompanie Afërdita Uka.
“Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të kogjenerimit, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë dhe falë donacioneve të Komisionit Evropian dhe donatorëve të tjerë. Kjo faza e dytë e projektit të kogjenerimit do të zhvillohet në dy vitet e ardhshme” ka thënë ajo.
Këtë vit pritet të mos ketë probleme me furnizimin me ngohje për qytetarët e Prishtinës që janë brena rrjetit të kësaj ndërmarrje.
Sipas zyrtares së kësaj ndërmarrje ky problem ka marrë fund që kur është startuar me furnizim nëpërmes kogjenerimit.
“Falë donacioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me KEK-un, në saje të realizmit të Projektit të kogjenerimit nga sezona 2014/2015 është siguruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë”, ka thënë ajo.
Kurse sa u përket borxheve që i kanë qytetarët ndërmarrjes “Termokos” kanë nënshkruar marrëveshje rreth 5 mijë konsumatorë, të cilët tash janë në procedurë për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008.
Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Prishtinës pritet të fillojë më 15 tetor, varësisht nga kushtet atmosferike.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...