Shteti i Zvicrës është i njohur për rregulla, të cilat duhet t’i zbatojë secili person që ia mësyn këtij vendi.
“My Switzerland” ka renditur ndër të tjerash edhe këto tri fakte të përgjithshme për Zvcirën, përcjell albinfo.ch.
Pasaporta dhe viza
Çdo udhëtar duhet të ketë me vete një pasaportë të vlefshme. Vizat janë të nevojshme nëse qëndroni më shumë se tre muaj. Nëse qëndroni më pak se tre muaj, duhet të keni me vete një pasaportë të vlefshme. Kjo vlen për qytetarët e vendeve në vijim: kontinetit amerikan (përveç përveç Belizës, Republikës Dominikane, Haitit, Kolumbisë dhe Perusë), Evropë, Japoni, Australi dhe Zelandën e Re).
Rregullat për kafshë
Për të sjellur kafshë në Zvicër, duhet ta keni një certifikatë që dëshmon se kafsha ka marrë vaksinën kundër tërbimit. Vaksinimi duhet të kryhet së paku 30 ditë para hyrjes dhe nuk duhet të jetë më i vjetër se një vit. Kjo vlen edhe për qentë dhe macet që pronarët i kthejnë në Zvicër pas një kohe të caktuar.
Rregullat doganore
Për gjësendet personale apo ushqimin në masë të caktuar për udhëtim ditor, nuk ka nevojë për pagesa.
Megjithatë, për mallëra tjera personale ekziston një kufi deri në vlerën 300 franga për person.
Po ashtu, importi apo eksporti i parave nuk i nënshtrohen kufizimeve.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...