Si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike një pjesë e Prizrenit do të mbetet pa ujë të pijshëm, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e Kru “Hidrogjeni Jugorë” SH.A Prizren, thuhet se pa ujëj do të mbesin në Gurëbardh, Turjake, Lumishte, Mirushe dhe Burim.
“K.R.U “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN-Njësia operative në Malisheve njofton konsumatorët se me datë 23.03.2022 nga ora 10:00-14:00 në bazë të njoftimit për ndërprerje të rrymës nga ana e KEDS-it ku paraqitet problem me furnizim me rrymë tek Stacioni i pompave në “Gurbardh” , pa ujë do të mbesin: Gurëbardh, Turjake, Lumishte, Mirushe dhe Burim”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se me rikthimin e energjisë elektrike do të vazhdojë furnizimi i rregullt me ujë.
“Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra”./arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...