Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paraqitur kërkesën për zhvillimin e një debati nga ana e Qeverisë së Kosovës se nga duhet të drejtohen donacionet që vijnë nga BE e ShBA.
Hoxhaj tha se kjo duhet të ndodh pasi një pjesë e donatorëve sillen me Kosovën si të ishte nën udhëheqjen e UNMIK-ut, shkruan arbresh.info.
“Duhet të zhvillohet një debat se kah duhet të drejtohen donacionet sepse një opjesë e donatorëve sillen me Kosovën si të ishte nën udhëheqjen e UNMIK-ut. Duhet të lëvizim përtej të drejtave të njeriut, demokracisë e të shkojmë drejt zhvillimit ekonomik.Të reflektojmë së bashku më ministrat e tjerë por përtej kësaj mendojmë se si ndoshta vetë ministrja e Integrimeve Evropiane t’i koordinojë donacionet sepse deri më tani kemi pasur një staf teknik që është marrë me donacionet. Kjo temë nuk është diskutuar deri më tani shtruar por jam i mendimit se duhet ta kemi një qasje të re meqë shuma që po i jepet Kosovës është e madhe”, ka deklaruar Hoxhaj gjatë mbledhjes së Qeverisë kur po diskutohej për donacionet e vitit 2016.
Ministrja e Integrimeve Evropiane tha gjatë kësaj pike të rendit të ditës, se gjatë vitit të kaluar Kosova ka përfituar 174 milionë euro donacione kryesisht nga BE, ShBA dhe Gjermania./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...