Ditët e fundit janë shpërndarë video në rrjetet sociale ku shihen disa azilkërkues në Kosovë teksa kryejnë vjedhje në shtëpitë e qytetarëve shtetas të Kosovës. Për këto çështje policia thotë se ka iniciuar raste si kallëzim penal për këta persona të dyshuar.
Shumë nga sirianët dhe algjerianët që kanë ardhur në Kosovë në mënyrë ilegale për të kërkuar azil kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Ditët e fundit qytetarët kanë filluar të shpërndajnë video në rrjetet sociale duke aluduar se personat e kapur nga kamerat janë duke kryer vjedhje në pronat e tyre dhe dyshohet se janë të ardhurit nga Lindja e Mesme.
Në anën tjetër pronarët e bizneseve në kryeqytet që janë ballafaquar me më këta persona i thanë RTK-së mbrapa kamerave se këta të fundit po ndikojnë negativisht në veprimtarinë e tyre.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, thotë se vetëm në rajonin e Prishtinës janë iniciuar rreth 30 raste si kallëzim penal./RTK/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë