Gjatë ditës së sotme nëpër Kosovë kanë ndodhur disa aksidente e të cilat rezultuan me të lënduar. Nga Policia e Kosovës është bërë thirrje për kujdes derisa sipas statistikave këtë vit ka rritje të numrit të aksidenteve në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Disa aksidente kanë ndodhur sot nëpër Kosovë por të cilat rezultuan vetëm me të lënduar. Në njërën prej tyre në fshatin Gllarevë të Klinës mbetën të lënduar 7 persona. Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë.
Ndërkohë Policia e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka treguar shifrat e aksidenteve brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, si dhe të gjashtë mujorit të parë të vitit 2021.
Nga shifrat vërehet se këtë vit ka shtim të numrit të aksidenteve. Sipas të dhënave në periudhën janar-qershor të këtij viti, kanë ndodhur 9352 aksidente, ku 44 prej tyre kanë qenë fatale, me 50 të vdekur, derisa 3518 aksidente kanë qenë me lëndime e me 6570 persona të lënduar.
Kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas policisë, kanë ndodhur 9244 aksidente, derisa 47 prej tyre kanë qenë me fatalitet me 56 persona të vdekur. 3403 aksidente kanë qenë me lëndime e me 6578 persona të lënduar.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik. Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, policia thotë se do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi./rtk/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?