Sot në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës diplomoi kandidatja e parë në programin e gjuhës angleze “Applied Economics and Management”.
Studentja Flutra Smailhasanaj mbrojti me sukses temën e diplomës me titull ‘Factors Influencing Career Choice and Aspirations of Undergraduate and Graduate Students’, me mentor Prof. Dr. Besnik A. Krasniqin dhe anëtarët e komisionit vlerësues Gentrit Berisha dhe Mjellma Carrabregu.
Profesor Besnik Krasniqi deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e Fakultetit Ekonomik dhe UP-në në përgjithësi.
“Programi ynë në anglisht po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar dhe ka filluar të jap rezultatet edhe në rrafshin ndërkombëtar”, ka deklaruar Krasniqi duke shtuar se “është kënaqësi ligjërimi në gjuhën angleze, ku përveç se ka studentë shqiptarë, gjithashtu ka edhe studentë nga e gjithë bota”.
Përndryshe, ky program, i cili është i ngjashëm me programin e Universitetit të Linzit, do t’u mundësojë studentëve qasje më të lehtë në programe të shkëmbimit dhe në tregun e punës në Bashkimin Evropian.
Edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. But Dedaj, i cili njëkohësisht është ideator i programit në gjuhën angleze, deklaroi se kjo është një mburrje e madhe për Fakultetin Ekonomik dhe UP-në.
Sipas tij, së shpejti UP do të ketë edhe studime të nivelit Master në gjuhën angleze, krahas programit ekzistues në Bachelor dhe në nivelin e doktoraturës.
Kështu, thotë ai, do të jenë gjithsej tri nivele të studimeve në gjuhën angleze dhe studentët do të kenë mundësi unike të studiojnë në programe të gjuhës angleze me kosto të përballueshme.
Vlen të ceket se studentëve aktualë të këtij drejtimi u mundësohet një mobilitet ndërkombëtar, ku shumë prej studentëve arrijnë të fitojnë të drejtën për të studiuar një semestër në universitetet partnere nga e mbarë bota, siç është Finlanda, Polonia, Franca, etj.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë