Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor ë Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet e larta studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.
Lexoni të plotë njoftimin: a
“Diplomojnë inxhinierët e fluturimit të FSK-së
Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, sot nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin ‘Inxhinierë të Fluturimit’.
Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.
Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së.
Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”. /arbresh.info/
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...