Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 16 kadetë të rinj morën detyrën e tyre të re në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë kësaj ceremonie ka thënë se ëndrrën e të gjithë atyre që sakrifikuan për liri po e lehtësoni.
Gjithashtu, Maqedonci ka theksuar se pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm të lartë në çdo garë dhe trajnim ndërkombëtar.
“Qershorin e ngjarjeve te rëndësishme historike po e përmbyllim këtë vit duke shtuar ushtrisë së Kosovës dhe 10 oficere te rinjë. Ëndrrën e të gjithë atyre që sakrifikuan për liri sot ju kadetë po e lehtësoni. Të zgjohesh ne këtë mëngjes më ketë profesion ne zemër e mendje është më e mira. Ju tani keni atë qe duhet për të udhëhequr, përgatitjen fizike, sigurinë mendore dhe emocionale, aftësinë për te udhëhequr çdo gjë, pa marrë parasysh çfarë. Ju pjesëtarët e FSK po tregoni vazhdimisht profesionalizëm të larte në çdo gare dhe trajnim ndërkombëtar. Ju uroj diplomimin dhe keni përkrahjen e popullit dhe gjithmonë përkrahjen time”, tha Maqedonci./Arbresh.info/
@arbresh_info Të përlotur, flasin pas diplomimit oficerët dhe kadetët e FSK-së: Jemi të lumtur që do t’i shërbejmë shtetit tonë #fsk #kosovoisalbania #kosovatiktok #virale
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla