Diplomimi i kadetëve të FSK-së, Kurti: Kjo na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenarë për të kaluarën

10:44 | 30 Qershor 2023
L G

Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK)

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj, tha se kjo i jep shpresë qytetarëve të Kosovës për të ardhmen dhe i bënë ata krenarë me të kaluarën.

Sipas Kurtit, bashkë me gjeneratat po shtohen edhe mundësitë, raporton Arbresh.info.

Drejtuar kadetëve që diplomojnë sot, Kurti tha se nga sot e tutje jeni të gatshëm për të luftuar për vendin.

Kurti tha se çdo gjeneratë e re dëshmon vullnetin tonë, dhe se FSK e kemi bërë të hapur për çdo të re dhe të ri.

“Të dashur familjar të kadetëve, faleminderit që fëmijët tuaj i keni rrit në frymën e lirisë. Unë jam i bindur që asnjëherë nuk do të ju mungojë përkrahja nga familja, e padyshim që edhe Qeveria e Kosovës do t’i mbështes”, tha Kurti drejtuar familjarëve të kadetëve të FSK-së.

Kurti, u uroi diplomimin kadetëve duke shtuar se është i bindur që njohuritë do t’i përdorin në të mirën e vendit. /Abresh.info/

LEXO EDHE 

Nis ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj të FSK-së – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme