Google ADS

Diplomati suedez komenton zgjedhjet e sotme

13:45 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Diplomati suedez Karl Bild ka komentuar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës, votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri.

I njejti ka shkruar se me krijimin e qeverisë së re, shpreson që të adresohen cështjet e pazgjidhura rajonale.

“Sot votuesit në Kosovë, shkojnë në kutitë e votimevë për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë që të adresohen cështjet e pazgjidhrura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto komente Bild i ka bërë derisa ka shpërndarë thirrjen e GLPS-së për të dalë sa më shumë në votime.

https://twitter.com/carlbildt/status/1180746347013644288

“Mirëmëngjesi të gjithëve, GLPS u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar. GLPS uron për një proces të qetë dhe demokratik. Stafi ynë do angazhohen sot për të monitoruar qendrat kryesore në të gjithë Kosovën”.

https://twitter.com/GLPSKosovo/status/1180723318204325888

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme