Ish diplomati serb Zoran Milivojeviq, ka deklaruar se nuk mund të pritet asgjë e re nga takimi në Paris, nëse nuk largohet taksa për mallrat serbe.
“Ne nuk mund të presim asgjë të re në Paris, përveç nëse kushti kryesor është përmbushur, që është heqja e taksës. Kjo është plotësisht e qartë. Unë nuk e di se si ata janë në gjendje ta bëjnë këtë” ka thënë Milivojeviq në TV Pink.
Sipas tij, tani kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron janë në një situatë delikate dhe besueshmëria e tyre politike është në provë.
Milivojeviq ka thënë se mënyra më e mirë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi është përmes marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e dispozitave të saj.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton