Wes Mitchel, Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit në Zyrën për Cështje Europiane dhe të Euroazisë javën e ardhshme do të qëndrojë në Prishtinë. Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga burime brenda institucioneve të Kosovës.
Për vizitën e Mitchel në rajon ka folur edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i cili ka thënë se diplomati amerikan do të qëndrojë edhe në Beograd.
“Javnën e ardhshme do të vijë për vizitë në Beograd Ëess Mitchel dhe mendoj se kjo do të jetë një rast i mirë për biseda serioze” ka thënë shefi i diplomacisë serbe në një intervistë për RTS.
Zakonisht, zyrtarë amerikanë të këtij niveli udhëtojnë në dy kryeqytetet. Nuk dihet saktë agjenda e bisedimeve por supozohet se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë në fokus.
Vizita e Mitchel në Prishtinë është konfirmuar brenda institucioneve të Kosovës nga zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti.
Mitchel është emëruar në këtë pozitë në tetor të vitit të kaluar. Para se t’i bashkohej Departamentit Amerikan të Shtetit, ai ka shpenzuar 12 vite në Qendrën Evropiane për Analiza të Politikave, kjo një organizatë e përkushtuar në studimin e Evropës Qendrore.
Këtë pozitë, para tij e ka mbajtur Victoria Nuland. Mitchel do ta vizitojë për herë të para rajonin në këtë kapacitet.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë