Diplomati grek bisedon me Lajçak, e njofton për vizitën në Kosovë

23:20 | 7 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi sot se ai kishte biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë.

“Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë,” shkruan Dendias në Twitter.

Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme