Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, së shpejti do t’i shtohet numri i zyrtarëve të shtetit të cilët duhet të hyjnë në listën e personave që do t’u verifikohet e kaluara.
Burime të RTV Dukagjini kanë bërë të ditur se Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka marrë vendim që në procesin e verifikimit të hyjnë i tërë stafi diplomatik që shërben jashtë vendit, duke përfshirë edhe ambasadorët por edhe tërë punonjësit tjerë të MPJ-së, që janë aktualisht në Prishtinë.
Të njëjtat burime kanë treguar se deri të ky vendim ministri Pacolli ka ardhur për shkak të fushatës së egër të Serbisë kundër Kosovës në marrëdhëniet me jashtë dhe rritja gjithnjë e më e madhe e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, ky proces është vlerësuar si i domosdoshëm në masën e kundërpërgjigjeve ndaj kësaj fushate.
Burime të besueshme mes tjerash kanë bërë të ditur se për këtë arsye ditë më parë është zhvilluar një takim mes ministrit Pacolli dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe zyrtarëve tjerë të inteligjencës kosovare.
Ndërkohë, drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk e kanë mohuar e as pohuar mundësin për një proces të tillë.
Siç edhe dihet në proces të verifikimit nga AKi i nënshtrohet shumë zyrtarë shtetëror të cilët mbajnë pozita kyçe. Për këtë çështje madje ka pasur edhe shumë polemika pas është kërkuar madje edhe propozuar që çështja e verifikimit të jetë departament i veçantë nga AKI, por tash e sa kohë ky proces ka mbetur vetëm në letër. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...