Ngjarja e sotme e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë është përfshirë nga pothuajse të gjitha mediat e mëdha ndërkombëtare.
Mediumi britanik, “The Guardian”, shkruan se si diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë zakonisht nuk preferojnë dërgimin e forcave të armatosura speciale në veri të Kosovës për të shmangur përleshje potenciale pas vrasjes së një polici të Kosovës më 2011.
“Ka procedura të qarta që vendosin për hyrjen e ministrave serbë në Kosovë”, ka thënë për “The Guardian” një diplomat i njohur me situatën, transmeton Koha.net. “E drejtë apo jo, kërkesa e fundit e Marko Gjuriqit është refuzuar; një refuzim që ai vendosi ta injorojë. Pyetje serioze do të shtrohen për forcën proporcionale të aksionit policor”.
“Është e një rëndësie të madhe që të mbizotërojnë kokat e mençura ditëve në vijim për të qetësuar situatën në veriun e Kosovës. Është një përkujtues kohor i brishtësisë së gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ky diplomat në kushte anonimiteti.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...