Google ADS

Diplomatët paralajmërojnë ikje masive të qytetarëve nga Kosova

11:48 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Diplomatë perëndimor alarmojnë se mungesa e institucioneve të shëndosha në Kosovë do të shkaktoj fluks të ri të qytetarëve që po planifikojnë largimin nga vendi.

Një diplomat europerëndimor në Shkup i ka thënë agjencisë së lajmeve INA se kriza institucionale po rrit zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës dhe kjo ka bërë që shumë të rinj po përgatiten për tu larguar nga vendi.

“Kemi informacione nga shërbime të caktuara se një valë e re e qytetarëve të Kosovës po bëhen gati që nga shtatori për të ikur jashtë vendit. Kjo për shkak të papërgjegjësisë së politikanëve kosovarë, të cilët për interesa klanore dhe politike kanë bllokuar krijimin e institucioneve të Kosovës. Në rast se deri në shtator nuk do të ketë qeveri, atëherë nuk përjashtojmë fluksin e ikjes masive të qytetarëve të zhgënjyer”, theksoi për INA, diplomati europerëndimor.

Shqetësimet e tyre i kanë paraqitur edhe diplomatë të tjerë, të cilët kanë bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme