Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm (ShSAShJ), përmes një komunikate për media kanë numëruar një varg shkeljesh të pretenduara që po ndodhin brenda ministrisë së Jashtme, ku ministre është Donika Gërvalla.
ShSAShJ-ja ka njoftuar për “situatën alarmante” të krijuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku sipas tyre thuhet se në këtë dikaster ka shkelje ligjore, mosrespektim të kritereve për ngritje në gradë dhe në procesin e rotacionit,
Shoqata në fjalë, pretendon se MPJD po dërgon diplomatë papërvojë me kohëzgjatje disamuajshe, po bëhen emërime politike e lëvizje të diplomatëve pas disa muajve akreditimi nga një midion në tjetrin.
“Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre apo me zëvendësues për më shumë se 20 muaj, mosrespektimi i kritereve për pranim në punë, transferimet pa kurrfarë kriteresh nga resorë të tjerë qeveritarë ne MPJD, transferimet pa asnjë kriter brenda MPJD-së, ulja e pagave të anëtarëve të shërbimit jashtë vendit dhe aplikimi i standardeve të shumëfishta”, janë sipas tyre disa nga shqetësimet e identifikuara.
“Veprimet brenda MPJD-së, mungesa e llogaridhënies dhe transparencës, janë poashtu në kundërshtim të plotë edhe me parimet e Administratës Publike të zhvilluara nga SIGMA”.
SHSASHJ ka thënë se në mungesë të mundësisë për adresimin e çështjeve brenda institucionit është dashur që nëpërmjet komunikatës të informohet opinioni për siç shprehen ata “situatë alarmante” në MPJD./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...