Fshehja e takimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministrin e Jashtëm Palestinez, Riyad al-Maliki, po shihet si dëmtim i Kosovës, papërgjegjësi dhe diplomaci e fshehur nga ana e ministres Donika Gërvalla, raporton arbresh.info.
Në fillim të muajit mars ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në Forumin Demokratik që u mbajt në Antalya të Turqisë, e ku u takua me homolog të shteteve të ndryshme në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Haradinaj-Stublla, ku për arbresh.info tha se mos transparenca e Ministres dëmton Kosovën dhe marrëdhëniet me Izraelin të cilat janë ende të pakonsoliduara.
“Mos transparenca e Ministres rreth takimit të saj me ministrin palestinez e dëmton Kosovën, dëmton marrëdhënien e re me Izraelin ende pa u konsoliduar mirë, dëmton interesat afatgjate të Kosovës për të siguruar njohje të reja nga shtetet e Lindjes së Mesme, dhe ndihmon pozicionin e Serbisë për të forcuar ‘koalicionin ndërkombëtar’ kundër subjektivitetit të shtetit tonë”, tha Stublla.
Ndërkaq anëtarja e Komisioni për Punë të Jashtme, nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, për arbresh.info tha se Ministrja e Jashtme është duke bërë diplomaci të heshtur dhe regresive.
Po ashtu Shoshi tha se do të kërkoj nga ministrja Gërvalla në Kuvend të tregojë se për çfarë është biseduar në atë takim, pa shkak se mund të sjell pasoja për shtetin tonë.
“Vlerësoj këtë jo përgjegjësi ndaj punës së saj si krye diplomate e dëshmoj sot edhe mbajta fshehtë e takimit me Ministrin e Jashtëm të autoriteteve palestineze Al-Maliki gjatë forumit të Antalyas. Tani ministrja po dëshmon që jo vetëm që po benë diplomaci të heshtur por edhe regresive. Andaj, në Kuvend do të kërkoj të na njoftoj lidhur me këtë takim dhe bisedën që ka zhvilluar z.Al-Maliki, sepse një takim i tillë nuk ka mundësi të kaloj pa pasoja për shtetin tone”, deklaroi Shoshi.
Në anën tjetër ish- Ministrja e Punëve të Jashtme, tha se Kosova gjatë tërë kohës është munduar të zmbraps kampanjën ilegale të Serbisë që të dëmtoj njohjet e reja të Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie zyrtare me shtetin e Izraelit.
“Kosova përveç që ka punuar shumë për të ndërtuar marrëdhënie zyrtare diplomatike me Shtetin e Izraelit, ka bërë përpjekje të mëdha për të zmbrapsur kampanjën ilegale të Serbisë për të penguar e dëmtuar njohjet ekzistuese dhe ato potenciale të Republikës së Kosovës. Këtu, me vite të tëra tashmë dihet se është ndihmuar shumë nga autoritetet palestineze, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre të ngushtë historike me disa shtete të Lindjes së Mesme. Mos të harrojmë se kjo kampanjë kishte ndodhur ende pa vendosur Kosova marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe ende pa vendosur për hapjen e ambasadës në Jerusalem”, deklaroi Haradinaj-Stublla.
Përkundër fshehjes nga ana e ministres Gërvalla një takim i tillë u bë publik nga ana e Ministrisë së Jashtme të Palestinës, përmes një postimi në Twitter.
E se çka u bisedua në këtë takim e bëri më të qartë ambasadori palestinez në Serbi, Mohammed Nabhan, i cili tha se qëndrimi i Palestinës për Kosovën nuk ka ndryshuar edhe pse Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua së fundi me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad Balki, dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim qëndrimi rreth çështjes së Kosovës.
“Fakti që ministri u takua në një qytet turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk do të thotë ndryshim qëndrimi. Kjo zonjë nuk e di mirë se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Duhet të dijë pozicionin e Palestinës, myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë të thotë diçka për këtë”, ishte shprehur Nabhan./S.D/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...