Google ADS

Dioqeza Rashkë-Prizren: Një grup personash të armatosur, kanë sulmuar Manastirin e Banjskës me një automjet të blinduar

13:06 | 24 Shtator 2023
E.H

Një grup personash të armatosur e të maskuar kanë sulmuar manastirin e Banjskës ku qytetarët serb në mëngjesin e sotëm kanë shkuar për liturgji.

Këtë e ka konfirmuar Dioqeza Rashkë-Prizren ku përmes një njoftimi për media thotë se ky grup, është futur në manastir me një automjet të blinduar dhe se grupi i personave të maskuar e të armatosur po lëvizin nëpër oborrin e manastirit.

“Dioqeza është shumë e shqetësuar pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë sulmuar Manastirin e Banjskës me një automjet të blinduar, duke hyrë në portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht në manastir ndodhet një grup pelegrinësh nga Novi Sadi së bashku me igumenin At Danilon me vëllazëri monastike. Për siguri, vëllazëria dhe pelegrinët e manastirit janë mbyllur brenda dhe tempulli i manastirit është gjithashtu i mbyllur. Njerëz të maskuar të armatosur lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh”, thuhet në këtë njoftim.

Dioqeza ka thënë se e “dënon ashpër” dhunën e hapur që po ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, “duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dioqeza Rashkë-Prizren e ka dënuar sulmit e sotëm, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

“Dioqeza Rashkë-Prizren dënon ashpër sulmin e fundit të mëngjesit të sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër u plagos. Ky është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Dioqeza u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të policit të vrarë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, ka thënë Dioqeza Rashkë-Prizren në njoftimin për media pas sulmit të sotëm në veri./Arbresh.info

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna armësh dëgjohen në veri, dyshohet për dy serb të plagosur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme