Qeveria e pakicës në Mal të Zi, e udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ka një shans dhe nëse rruga e saj është rruga e Malit të Zi të dalë nga referendumi, partitë shqiptare nuk do të kenë dilemë për ta mbështetur atë, ka thënë Ferhat Dinosha, kryetar nderi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe ish-ambasador i Malit të Zi në Kosovë.
Ai ka shtuar se do të jetë e pazakontë për skenën politike dhe për mbarë publikun malazez që në krye të Qeverisë të jetë një shqiptar (Abazoviq), por nëse momenti është i tillë, duhet të lejohet të ndodhë.
Në një intervistë për RTK2, Dinosha ka theksuar se Partia Popullore Socialiste, si anëtare e shumicës aktuale parlamentare, duhet të jetë pjesë e asaj qeverie dhe se Partia Demokratike e Socialistëve, e cila ka shpallur mbështetjen për qeverinë e pakicës, mund të kthehet në pushtet.
Ai përjashton mundësinë që Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik të mbështesin formimin e qeverisë, nëse Abazoviq është kandidat për kryeministër, sepse këtë e ka bërë të qartë lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se protestat e nisura dhe ato të paralajmëruara nuk do ta destabilizojnë Malin e Zi.
“Diçka e re po ndodh që do të jetë e dobishme për rrjedhën e mëtejshme të Malit të Zi. Nëse shkohet në drejtimin e një Mali të Zi të dalë nga referendumi, shqiptarët nuk do të kenë asnjë dyshim për ta mbështetur një qasje të tillë dhe ecjen e Malit të Zi që t’i kthet vetes. Një vit më parë, ndodhi diçka që ishte vendimi e një njeriu që ende mund të jetë vendimtar në qasjen e tij të re. Ai duhet të lejohet të kthehet, nëse e ka të qartë se me vendimet e tij të vitit të kaluar Mali i Zi mund të kishte humbur rrugën e tij, dhe nëse ai e kupton se Mali i Zi duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi atë që ka bërë deri tani në rrugën e projekteve të tij kryesore strategjike, përkatësisht evropiane dhe integrimin euroatlantik, si shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht”, tha Dinosha.
Duke kujtuar se mospajtimet kanë filluar brenda koalicionit qeverisës shumë kohë më parë, dhe se Dritan Abazoviq u quajt “Shiptar” në një tubim dhe me këtë rast atij iu tha “se Shiptarët nuk do të udhëheqin Malin e Zi”, Dinosha beson se Abazoviq tani e ka të qatë se ku ka qenë dhe do ta kërkojë mënzrën të dalë nga aty.
Mbi të gjitha, ishte shumë e çuditshme se si Abazoviq mundi ta formojë qeverinë me urdhërat dhe dëshirat e Kishës Ortodokse Serbe, thekson Dinosha.
“Qeveria e pakicës ka shanse. Besoj se ka njerëz që duan që Mali i Zi të mos humbasë atë që ka krijuar tashmë dhe ne e dimë se produkti më i madh në historinë e re është rikthimi i pavarësisë së Malit të Zi. Qeveria do të mbështetet nga opozita. Këtë e ka bërë të ditur tashmë PDS-ja si partia më e fortë. Kjo mund të bëjë që disa subjekte politike të frikësohen nga rikthimi i PDS-së në pushtet, gjë që mund të ndodhë në këtë proces”, tha Dinosha, duke theksuar se tezën që edëgjojmë gjithnjë e më shpesh nga subjekte të caktuara politike: “Me të gjithë vetëm jo me DPS-në”. është mjaft e rrezikshme, duke e ditur se pa PDS –në nuk do të ishte realizuar projekti kryesor në historinë e re të Malit të Zi, sikur as anëtarësimi në NATO. Duke iu referuar faktit se një pjesë e mazhorancës parlamentare, e cila nuk mbështet formimin e qeverisë së pakicës dhe proteston për “mbrojtjen e vullnetit të popullit”, Dinosha thekson se këtë “vullnet të popullit” nuk e bëjnë as pakicat, as malazezët. , por se “vullneti i popullit” u shpreh fuqishëm në referendumin e vitit 2006.
“Të flasësh për vullnetin e një populli tjetër nuk është e shëndetshme për Malin e Zi dhe harmoninë e tij multietnike”, thotë Ferhat Dinosha. Sa i përket shpalljes së bllokimit të Malit të Zi, i cili kërcënohet nga Fronti Demokratik, Dinosha beson se nuk do të ketë konflikte dhe kërcënime për paqen në Mal të Zi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...