Tanimë jemi futur në stinën e dimrit, ndërsa Prishtina Weather ka paralajmëruar edhe reshjet e para të borës.
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
Dy ditëve të ardhshme mot më i butë. Nga e premtja priten reshje shiu, e të shtunën edhe reshje bore. Në fundjavë më ftohtë.
23.12.2020 – Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme. Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull.
Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vranësirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës. E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Javën e ardhshme në fillim mot më i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.
24.12 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
25.12 – Kryesisht me vranësira dhe butë. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.
26.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Ditën reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, të cilat vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.
27.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore në mëngjes, e gjatë ditës mund të përzien edhe me shi.
28.12 – Pjesërisht vranët dhe me më shumë intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë.
Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie. Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë