Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili ka jetuar një kohë në diasporë thotë se qytetarët që jetojnë atje nuk bëjnë ndarje “ne dhe ata”, siç bëhen në Kosovë.
“Askush atje nuk ka shkuar nga qejfi, por të gjithë nga halli. Ne duhet të bëjmë përpjekje që ata të kthehen ne Kosovë pasi janë vlerë e shtuar. Duke i sharë ata nuk kthehen në Kosovë”, tha ai, në “Debat Plus”.
Basha thotë se diaspora voton më shumë Vetëvendosjen pasi e dinë se kjo parti punon për të mirën e vendit.
“Vendin, shkollimin, financat e gjithçka në diasporë kanë më të mirë se ne në Kosovë që i kemi. Ata mund të vlerësojnë situatën shumë më mirë se dikush nga Kosova. Prandaj ata kanë tokat e veta, banesat e veta dhe nuk i kanë askujt borxh për t’i ofenduar ata”, tha ai.
“Diaspora është dukati që ne duhet të dimë ta shfrytëzojmë”.
Basha thotë se në bazë të një hulumtimi një familje nga diaspora minimumi vjen në Kosova dy deri tri herë në vit dhe shpenzojnë së paku nga 3 mijë euro.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj