Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas aksionit të PSD-së ndaj ministrit të Financave Hekuran Muratit, të cilin e gjuajtën me miell.
Basha, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i quajti zalloga aktivistët e PSD-së derisa shtoi se ministri Murati lajmëroi sot që po ndihmon me 150 milionë euro qytetarët.
Mes tjerash, Basha tha se Qeveria Kurti nuk do të ndalet derisa të ndalen fillimisht kriminelët./arbresh.info
Postimi i plotë:
E kanë gju me miell e ve Isën e Thaçin SEPSE ka qenë jetike me ndal ZAJDENICËN. Sot krejt Kosova e pranon që sikur t’realizohej zajednica e bënte Kosovën jofunksionale përjetë!
E kanë gju me miell Hekuranin sepse po kërkon m’u respektu ligji, dhe sot lajmëroi që po ndihmon me 150 milion euro bizneset dhe qytetarët në nevojë.
Nuk është njejtë, zalloga!
P. S. S’ka rëndësi, Qeveria Kurti s’ka mu ndal pa u ndal kriminelët!
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...