Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë nga qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti që ta ndërpresë dialogun me Serbinë, para se të arrihet konsensus nacional për këtë çështje.
Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës pajtohen në kërkesën për një platformë për dialogun, e cila do të duhej të miratohej në kuvend, para se të vazhdohet me çfarëdo takimi tjetër në Bruksel.
Por, Lëvizja Vetëvendosje ka edhe kushtin shtesë, që të mbahen zgjedhjet dhe që qeveria të udhëhiqet nga partia që del e para në zgjedhje.
Zëdhënësi i LVV-së Përparim Kryeziu i tha Radios Evropës së Lirë, se dialogu aktual është jolegjitim.
“Së pari duhet të krijohet një qeveri legjitime e cila ka të drejtë të thërras në unitet dhe së dyti duhet të hartohet e të miratohet një platformë unifikuese për dialog. Këta hapa duhet ndërmarrë që të sigurohemi se do të kemi një proces të suksesshëm të negocimit”, tha Kryeziu.
Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveria aktuale është angazhuar në dialog teknik, që sipas tij është konsumuar në dhjetë vjetët e fundit.
“Në një proces i cili është i përgatitur mirë, ku dialogu nuk duhet të jetë më proces, por duhet të ketë një ngjarje, ku flitet për njohje dhe marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, natyrisht se çdo subjekt politik do të ishte serioz që ta trajtojë rolin e vet në dialog. Por, në situatën aktuale, nuk ka të bëjë me qëndrimin e PDK-së, ka të bëjë me parametrat e gabuar me të cilat po zhvillohet aktualisht dialogu Kosovë-Serbi”, theksoi Hoxhaj.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duke raportuar në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se me marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit për normalizim ekonomik dhe me vazhdimin e dialogut të Brukselit, Kosova e ka rivendosur në binarë partneritetin me aleatët e saj strategjikë.
“Ky është një momentum i ri ndërkombëtar i marrëdhënieve BE-SHBA, i cili ka për qëllim të prodhojë një projekt përfundimtar normalizimi dhe paqeje, përmes njohjes mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Hoti, duke insistuar se Kosova nuk po zhvillon dialog teknik me Serbinë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston që “dialogu me Serbinë të ketë përkrahje nga një shumicë më e madhe parlamentare”.
Nevoja për ekip uniteti po shihet si jetike për Kosovën nga Edita Tahiri, e cila e ka udhëhequr dialogun në nivel teknik me Serbinë për shtatë vjet.
“Ne kemi një qeveri që është gati në minimumin e pushtetit, në kuptimin e votave. Prandaj unë kam folur që duhet një delegacion uniteti, me një bazë më të gjerë politike, duke e përfshirë edhe opozitën për aq sa është e mundur, por edhe duke grumbulluar rreth vetes ekspertët më të njohur nga procesi i negociatave dhe fushave relevante, në mënyrë që të dalim të fuqishëm në proceset negociator”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...