Vetura e gazetarit të Reporterit, Shkumbin Kajtazi mbrëmë është lyer me benzinë. Sipas gazetarit Kajtazi, me këtë veprim dikush ka tentuar që ta frikësojë atë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Evlia Çelebia” të Mitrovicës.
Kajtazi ka theksuar se rastin e ka raportuar në polici.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Të dashtun, mbrëmë u përballa me një ngjarje të ligë, ku dikush provoi të më frikësonte duke më lyer veturën me benzinë dhe duke provuar ta djegte.
Vetura ka shpëtuar falë banorëve të rrugës “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, të cilët e kishin parë personin teksa derdhte benzinë mbi veturën time dhe i kishin bërtitur e ndjekur duke thirrur Policinë. Ai iku pa e kryer misionin, ndonëse misioni ka mundur të jetë vetëm ky – frikësimi, kërcënimi e paralajmërimi.
Unë po gjendesha në një kafene në qendër të Mitrovicës, jo në ndonjë qoshe por në zemër të saj, dhe veturën e kisha lënë 50 metra tutje. Në mes të qytetit dikush e bëri këtë akt që, ndonëse kishte qëllim frikësimin e kërcënimin, e arriti vetëm këtë të dytën.
Dua të theksoj se Policia më ka njoftuar mua për rastin, e jo unë ata.
Siç u përgjigja edhe në Polici, nuk kam asnjë njeri në botë si të dyshuar. Nuk dua të paragjykoj. Veçse mendoj që, meqë nuk e kam asnjë problem personal me askënd që prej shkollës së mesme kur rriheshim si fëmijë, ky sulm është si paralajmërim për punën time si gazetar.
Sa për informacion, Policia ka siguruar një videoincizim ku duket kryesi, e po ashtu Forenzika ka gjetur në vendin e ngjarjes shishen nga e cila u derdh benzina. Ajo do të gjurmohet.
Për fund, dua t’ia jap dy lajme të këqija njeriut që e bëri dhe porositi këtë gjë: 1. Vetura nuk u dogj, 2. Nuk më ka frikësuar aspak.
Dhe, dua të shtoj që, nëse kostoja e punës time është djegia e veturave, po m’u dashka të blej si shpesh të reja, sepse të ndalem s’e kam aspak nijet.
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...