Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka marrë sot një propozim të pa dëgjuar më parë.
Veròljub Petronic drejtor ekzekutiv i HumaniCentar dhe hulumtues i sferës së sigurisë në Mitrovicën e Veriut i ka propozuar Thaçit që të ftoj në Prishtinë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Kjo kërkesë e tij ka ardhur gjatë një Forumi që po mbahet në Prishtinë e ku po diskutohet për ndryshimin e mandatit të FSK-së.
“Pse zotëri Thaçi ju nuk e keni thirr Vuciqin me i thënë ejani në Prishtinë dhe e kundërta. Kërkoj falje që bëjë një propozim të tillë por shpresoj që do të ecim në hapa më tutje në rast se ndodhë kjo”, ka thënë Petronic duke folur për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Propozimit të Veròljub Petronic iu përgjigj presidenti Thaçi duke thënë se procesi i shndërrimit të FSK do të jetë i suksesshëm.
“FSK nuk është vazhdimësi e TMK por është forcë e re. Është jetike që të vazhdohet konsultimi me të gjitha komunitetet e në veçanti me komunitetin serb e po ashtu edhe me komunitetet tjera. Gjithashtu unë kam diskutuar me komunitetin serb në kohëra të ndryshme për themelimin e Forcave të Armatosura. Ekziston vullneti i mirë prej të gjithëve në kryerjen e këtij obligimi. Forcat e Armatosura formohen për ruajtjen e paqes në rajon. Po ashtu u përmend edhe frika definitivisht për mua është argument i paqëndrueshëm mos pëlqimi i krijimit të Forcave të Armatosura kinse serbët po frikësohen. Sikurse sot FSK, edhe nesër Forcat e Armatosura do të jenë në shërbim të gjithëve. Ato nuk janë të drejtuara kundër askujt”, ka thënë ai.
Sipas tij Kosova mund të ndërtohet bashkërisht e jo me frikë ndaj njëri tjetrit./arbresh.info/
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...