sh-Kryetari i ORA-s, Veton Surroi, thotë se në varrimin e Oliver Ivanoviqit pjesëmarrës do të duhej të jetë një delagacion parlamentar (pozitë e opozitë) nga Kosova.
Pjesëmarrja e një delegacioni parlamentar nga Kosova në varrimin e ish-deputetit Oliver Ivanoviqit, “Gatishmëria për të qëndruar mbi dallimet politike dhe konfliktit të pambaruar”, do të ishte shenjë e duhur në momentin e duhur, i bën nder institucionit dhe vendit, shkruan në FB Surrroi.
Ky delagacion do të duhej të përbëhej nga pushteti e opozita, konsideron ai.
Ish-lideri serb dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq u vra dje, nga atentatorë tash për tash të panjohur, gjatë një sulmi para zyrave të partisë Iniciativa Qytetare, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga analiza e obduksionit në trupin e Ivanoviqit u gjetën 6 predha të revoles.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë