Google ADS

Dikush i bie çiftelisë derisa të tjerët shprehin pakënaqësitë në sheshet e kryeqytetit

11:22 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë organizuar protestë me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Qindra punëtorë të Kosovës kanë marshuar në sheshet kryesore të Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me kushtet e punëtorëve të Kosovës, raporton Arbresh.info.

Mirëpo, derisa punëtorët po bëheshin gati të marshonin, një person i moshës së shtyrë është parë ne sheshin “Zahir Pajaziti” me një çifteli të cilës i binte./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme