Në rajonin e Pejës këtë vit nuk ka ndodhur asnjë vrasje.
Për dallim nga vitet e kaluara ku kemi dëgjuar raste të shumta të vrasjeve, sivjet situata në rajon është e qetë.
Në komunën e Pejës e cila sipas vrasjeve në rajon ka qenë e dyta pas Prishtinës, këtë vit nuk është shënuar as edhe një vrasje.
Këtë e kanë pohuar edhe zyrtarët nga stacioni policor në Pejë. Nga zyra për informim e policisë në një përgjigje për Indeksonline janë shprehur se në vitin e kaluar kanë ndodhur 5 vrasje për çështje pronësore ose familjare, duke theksuar se këtë vit nuk ka asnjë vrasje.
“Është detyrë e jona obliguese në parandalimin dhe hetimin e tyre, që nëse kanë ndodh të dërgohet para drejtësisë kryesit dhe atë me fakte dhe dëshmi konkrete. Mirëpo kjo ka ndodh edhe në rastet që tek ne kanë ndodh sidomos në vitin 2017, ku i kemi katër vrasje dhe një vrasje të rëndë. Ndërsa në këto muajt e vitit 2018 nuk kemi asnjë vrasje apo ndonjë rast tjetër që mund të ndikojë në rendin dhe qetësinë publike” thuhet në përgjigjen e tyre.
Kjo sipas tyre për shkak të punës intensive të policisë se Pejës. Sa i përket numrit të armëve ilegale për vitin 2017 është i lartë, saktësisht 87 armë. Ndërsa në këta tre muaj të parë deri me tani janë konfiskuar 24 armë.
“Në vrasjet e ndodhura në vitin 2017, njësitet e SP Pejë dhe njësitet tjera policore kanë punuar intenzivisht dhe me punën e tyre kanë arrit që të dyshimtit e mundshëm t’i dërgojnë para organeve të drejtësisë bazuar punës policore që i parashohin ligjet penale. Kurse për rastet e armë mbajtjes së pa autorizuar, ne, në SP Pejë kemi pas planifikime konkrete duke arritur që të konfiskojmë 87 armë ilegale në vitin 2017. Ndërsa në këto tre muajt e parë të vitit 2018 kemi konfiskuar deri tani 24 armë. Thënë në përgjithësi rastet e ndodhura në vitin 2017 ishin vrasje që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme në zonën e Pejës, pasi që ishin raste apo vrasje që kanë ndodh për çështje pronësore apo familjare gjegjësisht të problemeve të aty për atyshme apo spontane. Mirëpo që siç ceka më lart është arrit që të dërgohen të dyshimtit e mundshëm para drejtësisë” thuhet tutje në përgjigjen e tyre për Indeksonline.
E arsyet që numri i vrasje ka shënuar rënie, është puna efektive parandaluese dhe hetuese e policisë së këtij rajoni.
“Stacioni Policor në Pejë, i cili i mbulon Pejën dhe fshatrat e Pejës në çdo fillim viti parasheh objektiva, aktivitete dhe planifikime për ti implementuar dhe realizuar gjatë punës policore në vitin pasues. Gjithashtu Policia e Kosovës kanë edhe planifikime strategjike që duhet t’ju përmbahemi dhe duhet punuar dhe realizuar komfor këtyre dokumenteve. Andaj në punën dhe aktivitetet tona policore të përhershëm ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me qytetarët, krejt kjo bazuar punës dhe rezultateve që Policia e Kosovës ka treguar në përgjithësi e sidomos stafi udhëheqës dhe vartësit e tyre në Stacionin Policor të Pejës. Kështu që një bashkëpunim i tillë dhe një punë efektive parandaluese dhe hetuese ka bërë që ne, jo vetëm në vitin 2018, por në përgjithësi në tri vitet që kemi lënë pas ka pas një rënie të madhe të rasteve penale çka ketë tregojnë edhe raportet vjetore të PK-së, që janë edhe publike për të gjithë” thuhet në përgjigjen e tyre.
Në fund, ata kanë shtuar se edhe ketë vit janë në bashkëpunim të afërt me Prokurorinë dhe Gjykatën që në vazhdimësi të kenë planifikime parandaluese në plane operacionale, për të punuar në parandalim të rasteve kriminale, në mënyrë që krijohet një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e Pejës.
Për dallim nga vitet e fundit, përgjatë periudhës 1999-2014, Peja ka qenë rajoni i dytë me numrin më të madh të vrasjeve pas Prishtinës.
Shikoni statistikat e vrasjeve nga vitit 1999-2014./Indeksonline
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...