Dikur ishte komuna më e prekur, tash e një muaj pa asnjë rast

18:04 | 24 Maj 2020
Arbresh.info

Vitia ishte komuna më e prekur me koronavirus, tash e një muaj pa asnjë rast të ri.

Komuna e Vitisë nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus që pothuajse 1 muaj.

Rasti i fundit pozitiv në Komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19.

Personi i fundit me koronavirus nga kjo komunë u shërua më 9 maj.

Në këtë komunë u shënua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, ndërsa tani nuk ka asnjë rast aktiv.

Malisheva ishte ndër komunat e para me numrin e të infektuarve, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 76 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme