Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright dhe pro-Rusisë.
Serbët me flamuj të Rusisë dhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ dolën për të festuar në rrugët e kryeqytetit serb.
Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Kujtojmë se Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur dje në moshën 84 vjeçare.
Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. /GazetaExpress/
Tiranë, Kryemadhi e cilëson si politik vendimin e gjykatës p...
Dalin rezultatet e testimit fizik për kandidatët që duan të ...
Erdogan: Turqia dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin me BRI...
Balluku në Lezhë: Në 2025 kemi parashikuar investime madhore...
Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për ...
Haxhiu në Pejë në edicionin e dhjetë të “Shkollës Diplomatik...