Në komunën e Mitrovicës është në realizim e sipër projekti për identifikimin dhe shënimin e dokumenteve kadastrale në zyrën komunale të kadastrit.
Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Egzon Jashari, tha se puna në realizimin e këtij projekti ka filluar më 14 të këtij muaji dhe se do të vazhdoj përderisa të kryhet i tërë projekti.
“Në realizimin e këtij projekti është i angazhuar një ekip i madh punëtorësh i kompanisë së licencuar për punë gjeodezike, “Gesplan”, përfituese e projektit. Punët po shkojnë mirë dhe besoj se gjithçka do të përfundoj me sukses. Puna që po bëhet është mjaft e rëndësishme, sepse identifikimi dhe shënimi e bartja e dokumenteve në kompjuterë, do na e lehtësoj punën tonë shumë, pasi që më nuk do i përdorim kopjet fizike, por ato elektronike”, tha ndër të tjera drejtori Jashari.
Yllka Krasniqi, zyrtare e cila e udhëheq ekipin në Mitrovicë, nga Operatori Ekonomik “Gesplan”, e cila në bashkëpunim me “Dataprognet”, po e realizon projektin, për shënimin masiv të dokumenteve kadastrale nëpër zyrat komunale, tha se puna është duke shkuar më mirë se që ishte parapa.
“Kemi identifikuar 59.940 faqe të dokumenteve të ndryshme kadastrale që duhet skanuar dhe bartur në kompjuterë. Fjala është për dokumente ku përfshihen bartja e pronësisë, hipotekat, librat e evidencës etj. Projekti po shkon mirë dhe do të përfundoj kah gjysma e muajit korrik të këtij viti.
Kjo mund të arrihet pasi q kemi një bashkëpunim shumë të mirë me drejtorin Jashari dhe zyrtarët tjerë të drejtorisë”, tha ajo.
Sipas saj, rëndësia e këtij projekti qëndron në atë se lëndët futen në sistemin digjital, ku pastaj mund të shfrytëzohen nga zyrtarët komunal dhe ata të Agjencisë Kadastrale të Kosovës./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...