Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është i vendosur që të rris llogaridhënien dhe transparencën e sistemit gjyqësor.
Për të vendosur një standard të ri në përpunimin e materialeve deri në përfundimin e lëndëve, ministri Tahiri po angazhohet që sa më shpejt gjithë këto punë të bëhen në mënyrë digjitale, përmes projektit “Sistemi për Menaxhimin e Informacionit dhe Lëndëve (SMIL)”.
Pikërisht për këtë projekt, Tahiri ka takuar delegacion nga MPJ e Norvegjisë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka theksuar se transparenca e llogaridhënia janë vendimtare për forcimin e sundimit të ligjit.
“Rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurial, reduktimi i kohëzgjatjes për përfundimin e lëndëve dhe shtimi i llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të mekanizmave juridikë në Republikën e Kosovës, vazhdojnë të mbesin ndër objektivat e mia primare si ministër i Drejtësisë.
Në funksion të përmirësimit dhe avancimit sa më të duhur të kësaj agjende, e cila është vendimtare për forcimin e sundimit të ligjit, sot prita në një takim pune një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë të përbërë nga Sven Marius Urke dhe Arild Moberg Sande, për të bashkëbiseduar lidhur me punën, të arriturat, sfidat dhe suksesin e deritanishëm lidhur me projektin e “Sistemit për Menaxhimin e Informacionit dhe Lëndëve (SMIL)”” ka shkruar Tahiri.
Tahiri edhe njëherë ka potencuar se futja në përdorim të TIK në sistemin juridik, e bënë Kosovën me sistemin më të avancuar dhe transparent në rajon.
“Shpreha gatishmërinë time të plotë institucionale me qëllim të zbatimit sa më efiçient të këtij projekti. Po ashtu falënderova përzemërsisht qeverinë e shtetit të Norvegjisë si një nga donatorët kryesorë të SMIL-it.
U dakorduam për ndërtim sa më adekuat të kapaciteteve institucionale dhe administrative për implementimin e fazës finale të këtij projekti. SMIL-i është një nga storiet më të suksesshme në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Zbatimi i plotë i këtij projekti përmes futjes në përdorim të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, e shndërron sistemin juridik në Republikën e Kosovës ndër më të avancuarit dhe transparentët në rajon” ka përfunduar Tahiri.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...