Digjet vetura në Prishtinë, policia jep detaje

10:42 | 27 Maj 2024
E.H

Një veturë është përfshirë nga zjarri dje në rrugën “Egnatia” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, zjarri ka ndodhur në rrethana të panjohura ndërsa zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.

“Rr. Egnatia, Prishtinë / 26.05.2024 – 19:45. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë vetura e ankuese femër kosovare. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Digjet një veturë në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme