Në orët e para të së premtes në Zubin Potok është djegur vetura e zëvendësministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviq.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka thënë gjithashtu se vetura është djegur pas orës 02:00.
“Pas orës 2 të mëngjesit është djegur vetura në qendër të Zubin Potokut aty ku ka vetura ka qenë e pakuar. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet që kanë qenë të parapara. Në vendin e ngjarjes kanë dale edhe zjarrfikësit dhe kanë shuar zjarrin që ai të mos përhapet”, ka thënë ai.
Sipas tij rasti është hapur si zjarrëvënie ndërsa nuk dihen motivet.
“Është kontaktuar edhe prokurori i rastit dhe rasti është hapur si zjarr vënie, momentalisht nuk kemi persona të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka përfunduar ai.
Ndryshe Milosh Peroviq është zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës.
Ai gjithashtu është anëtarë i Listës Serbe./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës