Digjet vetura e një studenti serb në veri të Mitrovicës

09:37 | 18 Shtator 2017
M. A.

Një veturë e një studenti serb ka qenë cak i një sulmi mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, raporton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 në rrugën “Lola Ribar”, ku përves veturës së studentit serb është djegur edhe një veture tjetër e cila ka qenë afër, tregon zëdhënësi i policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

Njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy vetura janë dëmtuar. Besohet se zjarri i është vënë një veture të tipit “Fiat” me targa të Serbisë, të Krushevcit. Ndërsa në afërsi një veturë tjetër që ka qenë pa targa është kapluar nga zjarri pasi ka qenë afër veturës që ka qenë cak i sulmit. Pronar i sulmit besohet që është një student, “ka thënë  Hoti për arbresh.info.

Ende nuk dihen motivet  e këtij sulmi. Por, Policia është duke hetuar rastin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme