Google ADS

Digjet vetura e një serbi në Leposaviq – policia nis hetimet

16:38 | 17 Mars 2024
R J

Në orët e para të ditës së sotme, është djegur një veture e një shtetasi serb në Leposaviq.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00.

“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme