Është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri i cili përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar shërbimin sekret serb, përcjell Arbresh.info
“Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: ‘mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj’”, shkroi Vokrri.
“Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës”, tha mes tjerash ai.
“Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona”, shtoi Vokrri./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...