Vetura Automjeti ‘Opel Astra’, pronë e ish kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Automjeti dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte i parkuar në parkingun e restorantit ‘M’ në Zveçan, ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tjetër ‘Audi 80’ që ishte i parkuar aty afër.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti. Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast dhe se Policia është duke punuar nëse është zjarrvënie apo diçka tjetër.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag