Digjet shtëpia rreth 200 vjeçare në Gjilan

09:01 | 10 Shtator 2023
E.H

Një shtëpi rreth 200 vjeçare në Gjilan e cila ishte në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, është djegur.

Ankuesi ka raportuar në polici, se zjarri është shkaktuar nga faktori njëri.

Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 09.09.2023. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme