Digjet shtëpia në Ulpianë, vdes një person

10:04 | 26 Shkurt 2021
S D

Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin,shkruan Arbresh.info.

Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme