Digjet shtëpia e një kosovari në Zubin Potok

09:00 | 7 Prill 2024
E.H

Një shtëpi pronë e një kosovari është përfshirë nga zjarri në “Lucka Reka” të Zubin Potokut, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, për shkak të zjarrit shtëpia është djegur në tërësi ndërsa nuk raportohet për të lënduar, shkruan Arbresh.info.

Rasti është nën hetime

“Lucka Reka, Zubin Potok/06.04.2024-19:30 Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasoj e zjarrit shtëpia është djegur në tersi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme