Sonte rreth orës 20:00, qëllimisht i është vënë flaka një veture në rrugën “Faik Konica” në Pejë.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë arritur ta fikun zjarrin, mirëpo dëmet materiale në vetura janë të mëdha.
Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar në këtë incident dhe se ende nuk kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës penale.
“Sot rreth orës 19:57 në rrugën “Faik Konica” ka ndodhë një incident, respektivisht një veturë Audi Q3, ngjyrë e bardhë me targa vendore. Sipas hetimeve preliminare, veturës i është vënë flaka qëllimisht, me këtë rast besohet se është përdorur një derivat ndezës, lloji nuk dihet por besohet se është benzinë. Vetura e djegur është pronë e viktimës, i cili është banorë i Pejës”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin, por dëmet materiale në veturë janë të konsiderueshme. Policia ka bërë sigurimin e vendi të ngjarjes dhe janë përgjigjur njësitë adekuate policore. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore për ta identifikuar kryerësin e kësaj vepre penale. Rastin e kanë marrë njësitet rajonale të hetimeve të drejtorisë rajonale të Policisë së Pejës” ka shtuar ai.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...