Digjet një veturë në Prishtinë

10:36 | 28 Shtator 2023
E.K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30, një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën “C”, në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme