Digjet një veturë në mes të rrugës në Prizren

16:27 | 10 Prill 2018
M. A.

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në mesditë në rrugën Ankara në Prizren. Me gjithë përpjekjet e shoferit për ta shuar zjarrin, një gjë të tillë nuk ia ka arritur.

Lexuesit e Insajderit kanë dërguar një video ku vetura e tipit ‘Opel’ shihet teksa përfshihet nga zjarri. Ndërsa nuk dihen ende arsyet për përfshirjen e veturës nga zjarri.

Zjarrfikësit po ashtu janë parë në vendin e ngjarjes të cilët kanë tentuar ta shuajnë zjarrin./Insajderi.com

Videon mund ta gjeni: Këtu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme