Digjet një veturë në magjistralen Pejë – Prishtinë

21:14 | 14 Prill 2024
E.G

Një veturë është djegur sot në fshatin Gllarevë, përkatësisht në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Sot Policia është njoftuar për një veturë e cila është djegur ne fshatin Gllarevë. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar, vetëm dëme materiale”- ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme